"KUKESI RICIKON"

Aktivitet për çeljen e nje nisme të re “KUKESI RICIKLON”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka hyrë në periudhën e tij të katërt ku një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve promovuese per riciklimin dhe kompostimin në shërbim të komunitetit. Në kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukes dhe Bashkinë Kukës kemi planifikuar zhvillimin një programi sensibilizimi dhe edukimi quajtur “KUKESI RICIKLON”që do të zbatohet në shkollat “Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj)” në Bashkinë Kukës, për edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve dhe banoreve mbi çështjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Aktivitetet kryesore te programit përfshijnë
1. Çelja e Programit“KUKESI RICIKLON”, aktivitet i hapur promovues, i cili do të zhvillohet në shkollënRiza Spahiu, datë 05.04.2019, ora, 12.00; 2. Trajnime dhe mësime praktike ne Shkollen Riza Spahiupër grupin mjedisorte përzgjedhur qe do të zbatojnë drejtpërdrejtë kompostimin në shkollë; 3. Organizimine orëve mësimore mjedisore në shkollat e perzgjedhura të Bashkisë Kukës (“Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj); 4. Zhvillimi i aktiviteteve aplikative për kompostimin, riperdorimin dhe riciklimindhe aktiviteteve të hapura mjedisore në 22 Prill – Dita e Tokës;(Dita e Kompostimit),ku nxënësit me aktivë nga te gjitha shkollat do të angazhohen në zbatimin e mini-projekteve për mbetjet dhe riciklimin; 5. Bashkëorganizimin e Panairit të Riciklimit në 1 Qershor, 2019. Projekti do të asistojë shkollat me njohuri praktike për përgatitjen e produkteve, çmimet fituese, përgatitjen e materialeve sensibilizuese, etj.