Kukës - News

Studimi Fisibiliteti Per Planin Rajonal Te MIM Kukes

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka perfunduar Studimin e Fizibilitetit për Planin Rajonal Sektorial të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Mbetjet e Ngurta Bashkiake (MNB) në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve (ZMM) Kukes. Studimi i fizibilitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane është hartuar për gjithë Rajonin e Kukësit, dhe përfshin bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has. Objektivat kryesore
• Hartimi konceptual dhe vlerësimi i kostos së grumbullimit të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB) si dhe infrastruktura rajonale për menaxhimin e integruar të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB)
• Investimet dhe kostot operative për impiantet e propozuara në çdo plan rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (MIMN);
• Studime të thelluara gjeologjike, topografike;
• Koncepti i ngritjes dhe zbatimit institucional dhe i planit të veprimit, roli i palëve të interesuar si dhe përfshirja e mundshme e sektorit privat, hapat kryesorë administrativë dhe prokurimi;
• Vlerësimi financiar, socio-ekonomik si dhe vlerësimi i riskut; – Analiza ka përfshirë aspekte të tilla si politika tarifore, tarifat e llogaritura, të ardhurat për të mbështetur sistemin rajonal, niveli i ndër-subvencionimit të nevojshëm, si dhe ka sugjeruar procedurat e faturimit; Vlerësimi mjedisor i vendeve të propozuara për ndërtimin e objekteve kryesore të trajtimit të mbetjeve.

Draft Raport i Studimit te Fizibiliteti per MIMN per Bashkite e Qarkut Kukes




Te nderuar Banore te Rajonit te Kukesit,

 Jemi te nderuar te ndajme me ju draftin e pare te Raportit te Studimit te Fizibilitetit per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve te Ngurta Bashkiake per Zonen e Mbetjeve Kukes (Rajoni Kukes).

 Paketa per konsultim permban:1. Permbledhje Ekzekutive te Studimit te Fizibilitetit ne shqip (Linku ne fund)

2. Prezantim te gjetjeve kryesore te Studimit te Fizibilitetit ne shqip (linku ne fund)

Ne vijim te procesit te konsultimit, projekti do te organizoje:

1. Nje Workshop Rajonal do te organizohet per prezantimin e studimit te fizibilitetit, ku ftohen bashkite, Qarku i Kukesit, institucionet dhe grupet e interesit dhe perfaqesues te mediave, komunitetit, shoqatave-ve, etj. per tu organizuar ne qytetin e Kukesit. Data dhe vendi per tu njoftuar ne ditet ne vijim.

2. Takime konsultuese ne nivelin teknik me cdo bashki.

3. Publikimi i studimit ne websitin e projektit, duke filluar nga 12 Korriku.

Gjate procesit te konsultimit ftojme te gjithe qytetaret, grupet e interesit, shoqatat mjedisore, etj. te dergojne komente dhe sygjerime rreth draftit, per te mundesuar rregullimet dhe permiresimet e nevojshme brenda muajit Gusht, ne:This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , web : http://www.imswm.al.

 Me tej, Studimi i Fizibilitetit do te prezantophet gjate muajit shtator para grupeve te interesit ne nivel kombetar dhe te gjithe donatoreve dhe institucioneve financiare per te mundesuar sigurimin e financimeve per zbatimin e tij.

 Mbetemi ne dispozicion per cdo sygjerim paraprak apo pyetje specifike rreth studimit.

 Me respekt

 

Redion

Cermonia e mbylljes se programit " Kukesi Riciklon"

Aktivitet ne kuader te programit " Kukesi Riciklon" me nxenesit e shkollave te qyteti Kukes. Ne kete aktivitet nxensit konkuruan per punimin me te mire te riciklueshem, ku dhe u ndan 3 cmime fituese.
Vendin e par e fitoj shkolla 9 vjecare " Vehbi Shehu" Bicaj.
Vendin e dyte shkolla "Havzi Nela " Kukes
Dhe vendin e tret shkolla " Lidhja Prizerenit " Kukes
-Gjithashtu cmimi special ju dha shkolles " Riza Spahiu" Kukes, per per angazhimin maksimal qe beri gjate kti programi edukativ dhe sensibilizues.
-Gjithashtu u inagurua edhe kendi i gjelbert ne shkollen " Riza Spahiu " ,dhe te gjitha shkollat e qyteti tashme kane nje kend te gjerber bashke me kosh kompostimi.


“KUKESI RICIKLON”

Aktivitet për çeljen e nje nisme të re “KUKESI RICIKLON”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka hyrë në periudhën e tij të katërt ku një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve promovuese per riciklimin dhe kompostimin në shërbim të komunitetit. Në kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukes dhe Bashkinë Kukës kemi planifikuar zhvillimin një programi sensibilizimi dhe edukimi quajtur “KUKESI RICIKLON”që do të zbatohet në shkollat “Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj)” në Bashkinë Kukës, për edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve dhe banoreve mbi çështjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Aktivitetet kryesore te programit përfshijnë
1. Çelja e Programit“KUKESI RICIKLON”, aktivitet i hapur promovues, i cili do të zhvillohet në shkollënRiza Spahiu, datë 05.04.2019, ora, 12.00; 2. Trajnime dhe mësime praktike ne Shkollen Riza Spahiupër grupin mjedisorte përzgjedhur qe do të zbatojnë drejtpërdrejtë kompostimin në shkollë; 3. Organizimine orëve mësimore mjedisore në shkollat e perzgjedhura të Bashkisë Kukës (“Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj); 4. Zhvillimi i aktiviteteve aplikative për kompostimin, riperdorimin dhe riciklimindhe aktiviteteve të hapura mjedisore në 22 Prill – Dita e Tokës;(Dita e Kompostimit),ku nxënësit me aktivë nga te gjitha shkollat do të angazhohen në zbatimin e mini-projekteve për mbetjet dhe riciklimin; 5. Bashkëorganizimin e Panairit të Riciklimit në 1 Qershor, 2019. Projekti do të asistojë shkollat me njohuri praktike për përgatitjen e produkteve, çmimet fituese, përgatitjen e materialeve sensibilizuese, etj.


Me date 05.04.2019 do të organizohet aktivitet për çeljen e kësaj nisme të re “KUKESI RICIKLON”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka hyrë në periudhën e tij të katërt ku një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve promovuese per riciklimin dhe kompostimin në shërbim të komunitetit. Në kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukes dhe Bashkinë Kukës kemi planifikuar zhvillimin një programi sensibilizimi dhe edukimi quajtur “KUKESI RICIKLON”që do të zbatohet në shkollat “Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj)” në Bashkinë Kukës, për edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve dhe banoreve mbi çështjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit. Aktivitetet kryesore te programit përfshijnë 1. Çelja e Programit“KUKESI RICIKLON”, aktivitet i hapur promovues, i cili do të zhvillohet në shkollënRiza Spahiu, datë 05.04.2019, ora, 12.00; 2. Trajnime dhe mësime praktike ne Shkollen Riza Spahiupër grupin mjedisorte përzgjedhur qe do të zbatojnë drejtpërdrejtë kompostimin në shkollë; 3. Organizimine orëve mësimore mjedisore në shkollat e perzgjedhura të Bashkisë Kukës (“Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj); 4. Zhvillimi i aktiviteteve aplikative për kompostimin, riperdorimin dhe riciklimindhe aktiviteteve të hapura mjedisore në 22 Prill – Dita e Tokës;(Dita e Kompostimit),ku nxënësit me aktivë nga te gjitha shkollat do të angazhohen në zbatimin e mini-projekteve për mbetjet dhe riciklimin; 5. Bashkëorganizimin e Panairit të Riciklimit në 1 Qershor, 2019. Projekti do të asistojë shkollat me njohuri praktike për përgatitjen e produkteve, çmimet fituese, përgatitjen e materialeve sensibilizuese, etj. Për sa më sipër, kemi kënaqësinë t’ju informojem per aktivitetin që do të organizohet për çeljen e kësaj nisme të re per Qytetin e Kukesit , më datë 05.04.2019, ora 12.00, ne oborrin e shkolles Riza Spahiu.

Trajnim me Grupin e Punës mbi “Hartimin e një plani biznesi”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka planifikuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Kukesit. Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Mjedisit, kemi realizuar trajnimin me date 13 Mars 2019, ne Sallen e Qarkut Kukes, me tematik:
 Hartimi i një plani biznesi
 Krijimi i një kompanie sh.a për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe shitjen e mbetjeve të riciklueshme - Ushtrim
 Analiza SWOT - Ushtrim.
Trajnimi kishte si qëllim të rris dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore për hartimin e një plani biznesi, për rolin dhe rëndësinë e planit të biznesit si dhe parashtrimin e mundësive të bashkive për të krijuar të ardhura përmes shitjes së mbetjeve të riciklueshme dhe/ose të kompostueshme.
Trajnimi ishte hartuar për pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve të punës, përfaqësuesve të bashkive përfituese nga projekti si dhe institucione të tjera të interesuara të përfshira në këtë sektor.